Zaimina paska patur fotografi edhe më të bukura se kjo për të na treguar

Është në javët e fundit të lindjes e si dhuratë për ndjekësit e saj ka menduar një set fotografik. Gjatë ditës postoi një imazh vetëm ku tregoi barkun e fryrë, por tani ka bërë një lëvizje akoma më të madhe. Zaimina për herë të parë prezantoi partnerin e saj, Klodin. Çifti duken shumë të lumtur krah njëri-tjetrit aq më tepër kur dashuria do të plotësohet me një vajzë.

Është fakt: Zaimina ka mbajtur një trup perfekt gjatë shtatzënisë aq sa deri në një farë pike, të gjitha portalet po aludonin se ndoshta shtatzënia e këngëtares ishte thjesht thashethem pasi barku i saj nuk dukej aspak. Vetëm muajt e fundit, mundëm që të shihnim barkun e rrumbullakosur të Zait dhe pse asnjë formë tjetër trupore nuk i kishte ndryshuar.  Këngëtarja teksa ka postuar disa foto seksi me barkun e rrumbullakosur, ka treguar edhe sekretin që e ka mbajtur në formë gjatë këtyre muajve.

Ndërsa ka vendosur të na tregojë çdo ditë nga një detaj të vogël nga pritja e saj e ëmbël, nuk mund të mungonte një foto fine dhe madhështore si kjo. Në fakt është bërë traditë tashmë një foto e tillë në periushën e shtatzanisë dhe ne mbetëm të habitur kur pamë Zain me të brendshme dhe xhinse në fotot e saj. Por ajo paska patur surpriza, e me sa duket ka akoma shumë për të na treguar. Mezi po presim. /Kids’Time/

Share With:
Translate »
986 Views