Adoleshentja zbulon si arriti t’i luftojë aknet me një ilaç të vetëm
Kali Kushner ka pasur gjithmonë probleme me fytyrën kur ishte në gjimnaz, por nga mosha 19 vjeç asaj iu shfaqën disa njolla të kuqe në lëkurë, që nuk mund të cilësoheshin as puçrra. Tani 22 vjeç, studentja nga Ohajo ka provuar çdo mjekim të mundshëm, por vetëm sa ia përkeqësonin aknet cistike.
Dermatologia më pas i rekomandoi një ilaç që merret nga goja (Accutane) dhe brenda tre muajsh filloi të kishte përmirësime të lëkurës. Ajo e ka dëshmuar të gjithë rrugëtimin e saj të mundimshëm në Instagram, duke u bërë kështu frymëzim për 22 mijë ndjekësit e saj.
Kushner nuk e përdor më ilaçin, për shkak të efekteve anësore, përfshirë tharjen e shumtë të lëkurës, megjithatë ajo pranon se një ilaç i vetëm arriti t’ia transformojë lëkurën. Accutane është një ilaç që përdoret për aknet, dhe shitet nën markën Roaccutane në të gjithë botën. Ky ilaç (merret nëpërmjet gojës) i bërë me vitaminë A, përdoret për të ulur prodhimin e yndyrës nga gjëndrat e lëkurës. Prandaj njerëzit përjetojnë tharje të lëkurës nëse e përdorin për një kohë të gjatë. Sigurisht që nuk mund të merret ilaçi pa rekomandimin e mjekut specialist, pasi jo çdo mjekim vepron njësoj në persona të ndryshëm.
