Dritë jeshile për Danjelën e “The Voice”, biznesmeni shprehet i gatshëm për ta ndihmuar
Daniela Toçe është vajza 13-vjeçare, e cia mahnit të gjithë me zërin e saj në audicionet e fshehura të spektaklit më të ri për një fëmijë, “The voice Kids” në Top Channel.
Edhe pse pas asnjë ditë kurs apo ndihmë në pjesën e muzikës, vogëlushja arriti të bëjë për vete jo vetëm jurinë e këtij spektakli, por të gjithë shqiptarët.Një vizitë surprizë në shtëpinë e Danielës erdhi dje nga biznesmeni i njohur, njëherësh presidenti i klubit të Kukësit, Safet Gjici i cili ka premtuar mbështetjen për familjen dhe vogëlushen në këtë rrugë të re, duke qenë se vogëlushja vinte nga një familje e varfër.
Në një video postuar nga vetë Gjici në llogarinë e tij në Facebook, shihet se si “numri 1” i klubi verilindor preket ndërsa premton ndihmën e tij për vogëlushen.
Si diçiturë në videon e postuar Gjici ka shkruar: “Në familjen e Danielës, gocës nga Kukësi që na bëri shumë krenar me konkurimin në ‘The voice Kids’! Do e mbështesim, pasi Kukësi dhe kuksianët meritojnë më shumë!”
Në familjen e Danielës, gocës nga Kukësi që na beri shumë krenar me konkurimin në 'The voice Kids' !Do e mbështesim, pasi Kukësi dhe kuksianët meritojnë më shumë!
Posted by Safet Gjici on Friday, February 2, 2018