Si t’i mësojmë fëmijët se askush nuk mund t’ua prekë trupin

Edukimi i duhur seksual, i bërë në kohë dhe në mënyrë të drejtë, është baza për parandalimin e abuzimit seksual të fëmijëve. Si prindër, kujdesemi gjithmonë që ata të jenë të mirë, dhe një gjë që pa dyshim është shumë e rëndësishme, është t’u bëjmë vazhdimisht me dije që askush nuk ka të drejtë t’i prekë pa pëlqimin e tyre.

femije
Qëllimi është që t’u mësojmë fëmijëve tanë, përfshirë dhe më të vegjlit, të mos bëhen viktima të abuzimit fizik apo seksual, dhe që nuk duhet ta marrin lehtë këtë temë.
Disa këshilla:

Trupi im është i imi: fëmija duhet të kuptojë se trupi i përket atij dhe askujt tjetër, madje as duke luajtur, nuk ka të drejtë ta prekë në një mënyrë që e bën të ndihet i parehatshëm. Puthjet dhe përqafimet janë padyshim një demonstrim i dashurisë, por është e domosdoshme t’u shmanget nëse ato vijnë nga të panjohur ose njerëz pak të njohur. Një fëmijë kurrë nuk duhet të detyrohet të ketë kontakt fizik me ata që nuk do, përfshirë puthjet dhe përqafimet.

Lista e personave të besueshëm: fëmija duhet të ketë sigurinë e njohjes së kujt mund t’i ketë besim. Cilët janë këta njerëz? Mami, babai, gjyshërit, mësuesit, për foshnjën duhet të jetë e qartë. Është shumë e rëndësishme për të që prindërit t’ia identifikojnë këta persona, duke e bërë të kuptojë qartë se kujt duhet t’i drejtohet në rast nevoje.

Pjesët intime ose private: askush nuk i prek pjesët e mia intime apo private. Ky është një mesazh shumë i rëndësishëm që fëmijët duhet ta kuptojnë shumë mirë. Për më tepër, ata duhet të dinë se askush nuk mund t’i pyesë për të kundërtën, domethënë, të prekin pjesët intime të dikujt. Një tjetër informacion i rëndësishëm është që, askush nuk duhet t’u tregojë imazhe apo fotografi të pjesëve intime. Nëse ndodh diçka e tillë, fëmija ka listën e njerëzve të besuar se kujt duhet t’i drejtohet.

Askush nuk duhet t’i kërkojë të mbajë sekrete të pakëndshme: fëmija duhet të dijë se nuk duhet të mbajë sekrete me këdo që ia kërkon këtë gjë, e cila e bën të ndihet keq. Nëse kjo ndodh, duhet t’i bëni të ditur se është e rëndësishme që këtë sekret t’ia thotë njërit prej njerëzve të besuar.

Asnjë i rritur, i panjohur nuk kërkon ndihmë nga një fëmijë: ky është rregulli i artë. Prindërit duhet t’ia shpjegojnë mirë fëmijëve se një i rritur i panjohur, kurrë nuk kërkon ndihmë nga një fëmijë. Kjo duhet të jetë shumë e qartë në mendjen e tyre: një i rritur nuk kërkon ndihmë nga një fëmijë, por nga një i rritur tjetër. Nëse fëmija e kupton mirë këtë, ai nuk do të ketë dyshime dhe do të thotë jo, edhe nëse prindërit i kanë mësuar atij të jetë i sjellshëm me të gjithë. Pra, nëse dikush përpiqet t’i afrohet fëmijës në këtë mënyrë, ai do të dijë se ai absolutisht nuk do të duhet ta ndjekë.

Përgatiti Orjona Tresa

Share With:
Translate »
1068 Views