Ndër të gjithë, Ermali bëri urimin më emocionues ndaj të atit

Në Qendrën Kulturore ‘Klan Kosova’ u zhvillua koncerti për ndër të 50 vjetorit të karrierës së këngëtarit Sabri Fejzullahu.

Në këtë koncert të madh në të cilin ishin shitur gjithë biletat, performuan edhe emra të njohur të skenës.

Pas shumë kohësh, në skenë me babain ishte djali i madh i këngëtarit teksa Ledina Celo, Dhurata Dora, Leonora Jakupi e Adelina Thaqi janë disa prej këngëtareve të njohura që ndezën atmosferën! Mes urimeve të shumta që i bënë legjendës së muzikës ne veçuam atë të Ermalit! Në një foto ku duken shumë të afërt i biri i ka shkruar të atit: “Urime 50 vjetorin krenaria e vendit tone ….. e festofshim 50 vjetorin e karieres tem bashke ???? #legend #sabrifejzullahu #50jubilee”. E ku ka më bukur? Edhe ne e shpresojmë shumë në fakt! /Kids’Time/

Share With:
Translate »
625 Views