Shkencëtarët hedhin hapat e parë të testit për zbulimin e autizmit
Shkencëtarët kanë filluar të hedhin hapat e parë drejt një risie duke thënë se mund të bëhet test i ri i gjakut dhe urinës për autizmin.
Studimi i tyre ka testuar fëmijët të prekur ose jo nga kjo sëmundje dhe ka gjetur nivele më të larta të dëmtimit të proteinave në ato që kanë çrregullime.
Studiuesit thanë se testet mund të çojnë përfundimisht në zbulimin e mëhershëm të autizmit, gjë që mund të jetë e vështirë për t’u diagnostikuar.
Por ekspertët treguan se duhet të bëhet kujdes, pasi një test i tillë ishte ende larg. Autizmi prek sjelljen dhe ndërveprimin social, por është e vështirë të vihet në dukje dhe zakonisht nuk diagnostikohet para moshës dy vjecare.