Emocionon Tuna: Je gjëja më e bukur që kam mbajtur në duar

Me ardhjen e djalit të saj në jetë, këngëtarja e njohur Tuna është tërhequr nga muzika për t’ju përkushtuar të voglit të saj. Vajza me karakter të fortë, me deklarata të pakta për të mos thënë të munguara dashurie apo romantike duket se ka ndryshuar.  Herë pas here këngëtarja publikon foto të djalit të saj në rrjetet sociale, por postimi i fundit ka qenë më special se të tjerat për shkak të dedikimit që ajo i ka bërë birit të saj. “ Nga të gjitha gjërat që duart e mia kanë mbajtur, ti je gjëja më e mirë deri tani”- ka shkruar këngëtarja. Ndërkohë fotokrafitë e vogëlushit kanë ngjallur reagimin e komentuesve të cilët e kanë quajtur të voglin kopjen e të atit.

Share With:
Translate »
841 Views