E bija trashëgoi 100 milionë $ pas vdekjes së Elvis Presley, por sot ka mbetur trokë

Kur ndërroi jetë babai i saj ishte vetëm nëntë vjeç.

Pasuria e Elvis Presleyt pas vdekjes u vlerësua në 100 milionë dollarë, por vlera totale e markës, “Elvis”, duke përfshirë pasurinë e famshme në Graceland, me kalimin e viteve ka arritur shifrën marramendëse, të cilat i kanë kaluar në pronësi të bijës, kur ka mbushur 25-vjet, Lisa Marie.

Kjo e fundit pretendon t’i kenë mbetur vetëm 14 mijë dollarë dhe akuzon ish-menaxherin, Berry Sigel, për shkrirjen e pasurisë. Ajo pohon se Sigel “nuk ishte i kujdesshëm, neglizhent dhe menaxher i keq”.

Image

Vajza e të famshmit, megjithatë, është ende pronare e Gracelandit, pasuri e Elvisit, e cila ende është një vend turistik.

Në vitin 2005, Sigel shiti 85 për qind të aksioneve të Lisa Mary në Elvis Presley Enterprises. Ai e arsyeton këtë veprim pasi që i është dashur të “paguante borxhet e tij prej rreth 20 milionë dollarësh”.

Ajo, megjithatë, beson se paratë u zhdukën për shkak të investimeve të vazhdueshme në “Core Entertainment”, kompania që qëndron pas “American Idol”, i cili shpalli falimentimin në vitin 2016.

Image

Lisa Mary është kontest pronësor me bashkëshortin e saj të katërt, Michael Lockwood, me të cilin është duke shkurorëzuar edhe ligjërisht .

Ajo pretendon se po i mungojnë 16 milionë dollarë, ndërkohë që ish-burri pohon se nuk është e vërtetë.

Lisa Mary Presley, ashtu sikur se dhe babai i saj, është e angazhuar në muzikë, ku deri më tani ka publikuar tre albume.

Share With:
Translate »
729 Views