“Bëmë mama të të ngjajë”, Mel B dhe vajza e saj si motra
Mel B, një nga anëtaret e grupit “Spice Girls”, janë parë së bashku në një event, ku edhe kanë pozuar para fotografëve.
Por ajo çfarë është komentuar më së shumti, është fakti se nënë e bijë ngjajnë sikur të jenë motra.
Mel B, 42 vjeç, dhe vajza e saj Phoenix Chi Gulzar 19 vjeç dukeshin në super formë, ku më shumë binte në sy trupi i tyre i tonifikuar. Të dyja kishin përzgjedhur nga një fustan, i cili nxirrte mjaft mirë në pah format e tyre, ku nuk mund të lëmë pa përmendur faktin se Mel B sfidonte dukshëm moshën e saj.
Megjithatë, vlen të thuhet se fustani i Phoenix Chi Gulzar ishte paksa provokues, pasi mbizotëronte një pjesë transparente. J.K