Së shpejti bëhet nënë, moderatorja shqiptare i jep fund beqarisë
Moderatorja shumë e dashur e programit “Tring Stars”, i ka dhënë ditën e djeshme fund beqarisë. E veshur me një fustan të bardhë mjaft elegant, Katerina Trungu i ka thënë “Po” partnerit të saj në një ceremoni të organizuar në tarracën e “Bashkisë Tiranë”.

Moderatorja e njohur ka preferuar të celebrohet nga kryetari i Bashkisë, Erjon Veliaj. Pas këtij lajmi ka qa të bukur, Katerina ka treguar gjithashtu se është në pritje të ëmbël.

Sipas “Tring” moderatorja është në muajin e 6 të shtatzënisë dhe shumë shpejt do të bëhet nënë e një djali.