Mesazhi që la stilistja e famshme vajzën e saj
E ndjera Kate Spade la pas një letër për vajzën e saj ku thuhej se ajo nuk duhet të ndjehet fajtore për vetëvrasjen e saj, sipas burimeve të policisë, shkruan Page Six.
Mesazhi i shkruar që më pas u zbulua, thotë se vdekja nuk ishte faji i 13-vjeçare, Frances Beatrix Spade, thanë burimet.
“Bea. Të kam dashur gjithmonë. Nuk është faji yt. Pyet babin!”, këto kanë qenë rreshtat që stilistja ka shkruar për të bijën. Kate prej disa kohësh vuante nga probleme psiqike, të cilat mundohej t’i kalonte nëpërmjet alkoolit. Ndërkohë website i saj është kthyer orët e fundit në një faqe përkujtimore, për të shprehur solidarizimin me këtë humbje të madhe në fushën e dizajnit.

