Nuk pranojnë fëmijët me aftësi të kufizuara në shkolla, nëna e një djali me Sindormën Down shpërthen në revoltë

Emanuela Pepkola Zaimi, themeluese e Fondacionit Down Syndrome e cila ka një djalë të prekur nga kjo sindromë është revoltuar së tepërmi pasi drejtues të shkollave nuk pranojnë fëmijë me aftësi të kufizuara në shkollat e tyre.
Si kundërpërgjigje, Zaimi thotë se fondacioni i saj nuk do të bashkëpunojmë me asnjë institucion arsimor privat pa nënshkruar më parë një deklaratë sipas të cilës, t’u lejohet këtyre fëmijëve të regjistrohen në shkolla ashtu sikurse të gjithë fëmijët e tjerë.
“Nga sot DSA, nuk do të pranoje të bashkepunojë me asnjë institucion arsimor privat, qoftë dhe kur duan të japin kontribut financiar per DSA, pa nënshkruar më parë një deklarim prej tyre që janënjë sinstitucion arsimor që besojnë në të drejtën për arsim të fëmijëve me AK dhe se institucioni i tyre i ka dyert e hapura për këta fëmijë”, shkruan Zaimi.
KOMENTI I PLOTË:
Drejtues te shkollave private qe me ze te plotfuqishem thoni “nuk pranojme femije me AK ne shkollat tona”, po e mbushni dhe po e derdhni kupen. Po s’keni faj ju, kur s’ka institucione qe ju vijne hakut!! Mos harroni se ne momentin qe merrni licencen nga MAS ju nenshkruani nje deklarate ku merrni persiper detyrimin tuaj per te plotesuar te gjitha kushtet, perfshire ato te aksesit infrastrukturor, per te pranuar dhe arsimuar femije me AK fizike apo intelektuale. Se fundmi mos harroni qe ligji i arsimit parauniversitar eshte per t’u zbatuar dhe nga ju. Sjelljet tuaja diskriminuese, deri dhe ne guximin per t’u shprehur ne takime me prinder potencial “ne dite te hapura” se “Ne ketu nuk pranojme femije me AK sepse femijet e zgjuar si tuajet nuk meritojne te kene ne klase femije te tille”, jane vertete guximtare. Shihemi se shpejti ne gjygj dhe tek #KomisioneriPerMbrojtjenNgaDiskriminimi
P.s.: Nga sot DSA, nuk do te pranoje te bashkepunoje me asnje institucion arsimor privat, qofte dhe kur duan te japin kontribut financiar per DSA, pa nenshkruar me pare nje deklarim prej tyre qe jane nje sinstitucion arsimor qe besojne ne te drejten per arsim te femijeve me AK dhe se institucioni i tyre i ka dyert e hapura per keta femije.
#MASdheDARteMonitorojne #PrinderReklamoniMundesishtMeFakteTekNeKetoRaste #ShkollavePrivateMAStjuVejeDetyrimKuotaPerNxenesMeAKneShkolle #1FemijePerKlasePatjeter

Share With:
Translate »
918 Views