Luana Vjollca i zbulon Marinës një sekret nga fëmijëria
Luana Vjollca i ka zbuluar sekretet motrës së saj Marinës, teksa ka thënë diçka që nuk e prisnim. Bukuroshja seksi ka thënë teksa ishte e ftuar në emisionin e Ermal Mamaqit, se Marina kur ka qenë e vogël, ka rrahur djemtë.
Si e ftuara speciale e puntatës së sotme në “Xing”, me Ermalin në “Tv Klan”, ndër të tjera, Luana Vjollca zbuloi një detaj interesant për motrën e saj.
“Kur ishte e vogël, Marina ka rrahur djem”, tha publikisht Luana përgjatë intervistës me Ermalin. Po kështu ajo ka folur edhe për operacionet plastike, duke konfirmuar se nuk i është dashur të kryejë asnjë ndërhyrje.