Pippa Middleton shtatzënë: “S’kam fare shqetësime dhe vazhdoj të bëj sport çdo ditë”

Lajmi që Pippa Middleton është shtatzënë qarkullon prej kohësh, por tani është vetë motra e Kate që jep konfirmimin nëpërmjet revistës ‘Waitrose’. Bashkëshortja e financierit James Matthews është në pritje të fëmijës së saj të parë, që do të lindë në tetor dhe tregon që e ka kaluar muajin e tretë të shtatzënisë pa të vjella dhe probleme që kanë zakonisht gratë në këtë fazë të jetës.

Shumë e dhënë pas sportit ajo ka treguar që nuk ka hequr dorë nga vrapi dhe bën yoga por pa e ekzagjeruar. Pippa tregon se vazhdon të ecë në ajër të pastër çdo ditë, një mënyrë sipas saj shumë e mirë për të liruar mendjen dhe trupin.

Zonja Matthews tregon se objektivi i saj është ta jetojë këtë shtatzëni duke mbajtur një stil jete të shëndetshëm dhe ti humbë shpejt kilogramët, që do të marrë pas lindjes së fëmijës në vjeshtën që vjen.

C_2_fotogallery_3088110_0_image

C_2_fotogallery_3088110_1_image

C_2_fotogallery_3088110_2_image

 

Share With:
Translate »
698 Views