“Më ka tradhtuar gjithmonë”, si reagoi babai i vajzave të Albëries pas deklaratës së këngëtares

Nga divorci ka kaluar plot një dekadë, por gjatë 10 viteve, Albërije Hadërgjonaj është rezervuar dhe nuk ka dashur të flasë për këtë pjesë të jetës private. Pak vite pas ndarjes, këngëtarja u transferua në Amerikë dhe e humbi kështu kontaktin e drejtpërdrejtë me publikun shqiptar. Megjithatë, kureshtja për të ditur më shumë për atë raport të nisur qysh në moshën 15-vjeçare mbeti e hapur. Derisa, në një intervistë të fundit për Top Magazine, Albërija tha hapur se ndarja, krahas rrethanave dhe arsyeve të tjera, kishte brenda saj edhe tradhtinë: “Më ka tradhtuar gjithmonë”, – tha këngëtarja me bindje dhe kjo nuk ishte pak. Por koha ka bërë të sajën, ndaj edhe nuk ka vend për qejfmbetje.

E ftuar në ‘Një kat më lart’ këtë të shtunë, Albërija tha, ndër të tjera, se jeta në Amerikë e ka bërë më të hapur si natyrë. Atje ka parë dhe ka mësuar se personazhet e njohur i rrëfejnë historitë e tyre për të sjellë një lloj frymëzimi te njerëzit. Kështu, edhe këngëtarja, e pyetur nëse deklarata e saj e ka mërzitur ish-bashkëshortin, tha: “Jo, absolutisht. Ai ka një respekt të jashtëzakonshëm, sepse ne, pavarësisht se u bënë shumë vite dhe unë fola, kjo erdhi sepse unë kam munguar në Shqipëri gjatë këtyre viteve, nuk kam qenë. Edhe pas divorcit gjithmonë jam rezervuar, se kam qenë me një mentalitet në Tiranë. Por tani që jetoj në Amerikë, shoh shumë intervista  të aktorëve ose njerëzve të realizuar që jetën e tyre e kthejnë në model frymëzimi. Dhe unë për këtë gjë jam shprehur, pa dashur. Edhe ai nuk i ka bërë me qëllim. Ai ka qenë fëmijë për vete… “ – tha Albërija duke mohuar hatërmbetjet që mund të jenë krijuar nga ana e ish-bashkëshortit:

Unë kam folur, e takoj. Është njeri që e kupton jetën shumë mirë. Ai është njeri që ka vuajtur më shumë se gjithkush tjetër prej shumë vitesh”,- shtoi këngëtarja e bindur që raporti i tyre pas kësaj deklarate nuk ka arsye pse të ndryshojë.

Share With:
Translate »
1207 Views