Arbana na prezanton shokun e ngushtë të Jonit, cili prej djemve të Xhemit?
Fundjava është e familjes dhe si e tillë Arbana e ka kaluar me ta. Por pasditen e ditës së sotme ajo i ka rezervuar kohë edhe takimit me shoqen e saj përveçse kolege, Xhemi Shehu.
Por nëse deri tani ishte vetëm miqësia që i bashkonte, në vazhdim do të ketë një arsye më shumë. Arbana ka postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram ku shfaqet Joni me Gabrielin, djalin e vogël të Xhemit. “Shokë të ngushtë” shkruan Arbana mbi foto dhe sa bukur duken! /Kids’ Time/
