Shtatzania nuk e pengon Ajolën të xhirojë 12 orë rresht në rreze të diellit
Pas një klipi të bukur e të kuruar në detaje siç ishte “Drejt suksesit”, ka punë, mund e lodhje, në shi e në diell. Dhe një foto të shkrepur prapa skene, pas xhirimeve në të nxehtin e qershorit, e postoi Ajola Xoxa, regjisorja e klipit të Albanit dhe Noizyt. Duket se shtatzania e Ajolës po shkon më së miri dhe nuk e pengon aspak në angazhimet profesionale dhe personale. ”

“Kjo foto eshte marre pas 12 oreve xhirim nen diell
???? per videoklipin e kenges ‘Drejt susksesit’, nga @albanskenderaj dhe @zinizin, nje kenge qe e vleresova shume qe prej fillimit, per shkak te mesazhit shume te rendesishem qe percjell per rinine shqiptare: asgje nuk jepet falas, gjithcka arrihet me pune e sakrifice; asgje nuk arrihet vetem, por duke patur besim tek ata me te cilet punojme, e duke frymezuar e ndihmuar njeri-tjetrin. Ky eshte edhe koncepti qe kam trajtuar ne video.
E kam admiruar gjithmone mikun tim Alban Skenderaj per seriozitetin e madh me te cilin ai punon, duke deshmuar serish se suksesi i vazhduar ne kohe nuk arrihet nga frymezime momentale, dhe eshte pasoje jo vetem e talentit, por mbi te gjitha e perkushtimit serioz dhe pjekurise profesionale qe arrihet vetem dhe vetem prej punes se madhe. Albani nuk eshte rastesisht nje artist i madh dhe aq i dashur nga publiku, ai eshte nje profesionist qe nuk vetekenaqet asnjehere prej suksesit te radhes dhe qe te gjithe karrieren e tij e ka ndertuar ne saje te punes. Ashtu edhe Noizy, asgje nuk i eshte falur, ai eshte nje njeri i palodhur ne punen e tij dhe me nje korrektese dhe mirenjohje te jashtezakonshme ndaj te gjithe atyre qe punojne me te.
Faleminderit nga zemra Albanit dhe Noizyt per besimin e pakushtezuar qe me dhane ne realizimin e ketij projekti.
Me e vlersuar se aq nuk mund te ishte
????” /Kids’Time/
