Bulqizë, fëmija 3 vjeç pi padashur fostoksinë, dërgohet me helikopter në Tiranë

Një fëmijë vetëm 3 vjeç  në Bulqizë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi ka pirë fostoksinë.

Familjarët kanë deklaruar se vogëlushi e kishte pirë aksidentalisht helmin.

Fëmija është transportuar në Tiranë me helikopter për ndihmë më të specializuar mjekësore.

“Jemi njoftuar nga urgjenca e spitalit të Bulqizës, se është dërguar nga  familjarët për të marrë ndihmë mjekësore fëmija i mitur R.M, i cili  dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese.  Pas ndihmës së parë të marrë në spitalin e  Bulqizës, është transportuar  për ndihmë më të specializuar me helikopter drejt Tiranës.  Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje” informon policia e Dibrës.

Share With:
Translate »
807 Views