Prisni pak! Beyonce sërish është shtatzënë?

Beyonce dhe bashkëshorti i saj Jay Z kanë nisur turneun botëror së bashku dhe aktualisht ndodhen në Britani. Pikërisht në një prej koncerte në këtë vend fansat ngritën dyshime se këngëtarja mund të jetë sërish shtatzënë, me fëmijën e katërt të çiftit.

Dyshimet e fansave erdhën prej barkut të fryrë të këngëtares, por edhe prej veshjes. Një prej tyre shkroi në “Twitter” se Beyonce që është mësuar të sfilojë me pak veshje në skenë ishte mbuluar me një xhaketë. Dhe ishin të shumtë që e ngritën këtë dyshim në rrjetet sociale.

Por, gjithsesi këngëtarja edhe mund të ketë pasur thjesht një fryrje barku, apo të ketë ngrënë rëndshëm para koncertit. Gjithsesi, çifti ende nuk ka bërë asnjë deklaratë lidhur me këtë situatë.

Share With:
Translate »
852 Views