Kim Kardashian kritikohet në ditëlindjen e North West: Çfarë i ke bërë vajzës?

Kim Kardashian, me sa duket, e pëlqen look-un e së bijës me flokë të drejtë. Por, megjithatë, fansat nuk kanë të njëjtin mendim me të. Në fotot e fundit që ylli i reality show-t ka postuar në Instagram, fansat kanë vërshuar me kritika për mënyrën se si është shfaqur ende shumë e vogël, North West.

Debati për flokët e vajzës, pas këtyre fotove, nisi të bëhet shumë i nxehtë. Vogëlushja e ëmbël 5-vjeçare, me flokët e bukur kaçurrela duket tërësisht tjetër njeri në krah të së ëmës një ditë më parë në New York. Një pjesë jo vetëm shprehën pakënaqësinë ndaj Kim, por edhe guxonin ta pyesnin ç’donte të thoshte me këtë pamje të vogëlushes, e cila është ende shumë e vogël për të pasur flokë të dëmtuar.

“E urrej mënyrën se si Kardashian ia ka drejtuar flokët vogëlushes. North West, me siguri, do të ketë flokë të dëmtuar para moshës 10-vjeçare nëse e ëma vazhdon kështu”, – shkruan  një kritik. “Shpresoj shumë që North West të mos i dëmtohen flokët, sepse është akoma shumë e vogël”, – shton një tjetër.

Siç kuptohet qartë, të gjithë fansat e Kim e duan më shumë vogëlushen me flokë kaçurrela dhe natyralë.

Megjithatë, ka edhe nga ata që kanë mendim ndryshe dhe nuk përbën ndonjë problem pse North i ka drejtuar dhe shtuar flokët. “Kim është kujdesur gjatë gjithë kohës për vogëlushen e saj, kështu që mbajeni gojën dhe shikoni fëmijët tuaj”, – është një komentues që është në anën e 36-vjeçares.

Share With:
Translate »
902 Views