Letra prekëse e Harper, drejtuar babit David

Harper Beckham shkroi letrën më të ndjerë për të atin, David Beckham, me rastin e Ditës së Babait.

Letra e vogëlushes së familjes vjen në një moment kur në media ka pasur spekulime për ndarje të çiftit dhe ajo u publikua nga Victoria, në rrjetet e saj sociale.

Në letër, vajza e vetme e David e Victoria, falënderon të atin që është aq i mirë, argëtues, që e ndihmon atje ku ka nevojë dhe që e përqafon.

“Faleminderit babi që je i sjellshëm, që më ndihmon me snoubordin, me detyrat dhe me vizatimet. Faleminderit për momentet argëtuese që kalojmë bashkë, që më përqafon derisa gati më shtrydh, që luan futboll me mua. Faleminderit që qesh me mua, që luan me mua dhe që më punon rrengje. Faleminderit babi që je ti, që më do me gjithë shpirt, që kujdes për mua. Faleminderit që je babai më i mirë në botë”!

Share With:
Translate »
866 Views