Kryeministrja e Zelandës së Re prezanton vajzën e sapolindur dhe tregon emrin e saj | Video

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, është bërë nënë para disa ditësh,  dhe sot ka dalë në publik duke e njohur me të gjithë vajzën dhe duke treguar emrin e saj.

Vajza e kryeministres quhet Neve Te Ardren Gayford, ose shkurt Neve Gayford.

“Në zgjodhëm këtë emër të shkurtër, dhe pritëm derisa të vinte në jetë bebi për ta parë nëse do i shkonte. Zgjodhëm ‘Neve’, sepse ne e pëlqyem këtë emër, dhe sapo e takuam  vajzën, menduam se ajo ishte aq e ëmbël sa emri i saj.”

Emri i saj ka shumë kuptime, Neve do të thotë ndriçim, borë dhe rrezatim, tregon e lumtur Ardern.

Share With:
Translate »
755 Views