Blogerja shqiptare lë vajzën 3 muajshe në shtëpi dhe vetë niset jashtë Shqipërie
Blogerja e njohur Estela Ujka gati tre muaj më parë solli në jetë vajzën e saj të tretë, të quajtur Damar Brooklyn.
Edhe pas lindjes së vajzës ajo nuk i harroi eventet e bukura shqiptare. Megjithatë, në eventin e parë pas lindjes, ajo u shfaq atje së bashku me të voglën Damar.
Por gjërat nuk janë kaq të lehta kur duhet të shkosh në një festival jashtë Shqipërie. Blogerja ka postuar disa çaste nga udhëtimi i saj, me mendjen në shtëpi. Madje ajo ka realizuar dhe një telefonatë me video me vajzën e vogël dhe siç thotë ishte e para telefonatë e tillë. Urojmë që Estela ta shijojë qëndrimin jashtë edhe pse do ta ketë të vështirë. /Kids’ Time
