Kendall Jenner publikon foto në bikini, motra e madhe e ngacmon me një koment
Janë pa dyshim motrat më të famshme në botë. Por edhe pse mbajnë mbiemra të ndryshëm e kanë baballarë të ndryshëm, ato janë tejet të lidhura me njëra tjetrën dhe gjithmonë bashkë.

Kylie Jenner dhe Khloe Kardashian, janë dy bukuroshet e famshme pjesë e shfaqjes televizive “Keeping Up With the Kardashians”, në të cilën marrin pjesë e tërë familja.
Imazhet e reja të Kyliet të publikuara në Instagram, kanë marrë një koment epik nga motra e madhe.
Nëna e re duket për mrekulli në rroba banje, dhe dëshmon që në pak kohë ka arritur ta kthejë trupin në formën e mëparshme ndërsa Kloe komenton.
“Pse më ke prerë kokën?”, duke aluduar me shaka se këtë trup perfekt e ka Khloe, por Kylie i ka prerë kokën, ngase të gjitha imazhet e modeles, janë pa kokë.
