Jennifer i mëson të kërcejë vajzës së të dashurit dhe të gjithë u dashuruam me të
E kush nuk do të donte të kishte mama Jennifer Lopez? Një mama super në formë, që mund të të japë këshilla për stilin, për grimin ose për sekretin e rinisë së përjetshme, që ajo e di shumë mirë. Jo vetëm si mama, por Jennifer është edhe një super-njerkë. Partneri i saj, Alex Rodriguez, ka dy vajza nga martesa e parë, kurse Jennifer një vajzë dhe një djalë.

Ajo dhe i dashuri i saj, së bashku me vajzat e tyre, kanë kaluar një fundjavë në varkë. Në videot që ka postuar Alex, vajzat dukeshin shumë të lumtura në shoqërinë e njëra-tjetrës, teksa Jennifer i mësonte vajzës së madhe të të dashurit të saj, 13-vjeçares Natasha, lëvizjet e këngës “Dinero”.