Nuk i dhanë vizën për ta takuar të ëmën, modelja shqiptare përlot me mesazhin e saj
Ajo është një nga modelet shqiptare e cila ka pasur shumë sukses në Amerikë. Bëhet fjalë për Arselajda Burakun e cila prej vitesh po ndjek karrierën e saj atje dhe deri tani është bërë imazh në disa nga revistat më prestigjioze.

Mirëpo duke qenë se është shumë e ngarkuar, ajo nuk ka mundur të takojë dot të ëmën e cila ka vendosur që të aplikojë për një vizë amerikane që të shkojë dhe të takojë vajzën. Por një gjë e tillë i është refuzuar dhe e prekur Arselajda i ka dërguar një mesazh publik nënës së saj.

“Bëra planet e verës për ty, por nuk e di pse të refuzuan vizën ma! Më thyhet zemra në miliona pjesë kur e mendoj që duhet të pres akoma më shumë pas shumë vitesh për të të parë!”, ka shkruar Aselajda
në një foto të siguruar nga Blitz.al.
