Fotot më të bukura të Princeshë Dianës me djemtë e saj

E diela e 1 korrikut shënon atë që do të ishte ditëlindja e 57-të e Princeshës Diana. Djemtë e saj, Princi William dhe Princi Harry, padyshim do të mendojnë për nënën e tyre në privatësi dhe nuk pritet të kujtojnë vdekjen e nënës së tyre në publik, ndryshe nga viti i kaluar, kur Kensington Palace zbuloi se vëllezërit do të merrnin pjesë në një ceremoni me rastin e përjetorit të lindjes së saj.

Në nder të ditëlindjes së Dianës, dritare.net ju sjell disa nga momentet më të bukura të Princeshës me fëmijët e saj. Nga fotografitë dhe paraqitjet publike, duket qartë se Diana adhuronte fëmijët e saj. Ata ishin drita e syve për të  dhe po ashtu, William dhe Harry kanë folur me dashuri për nënën e tyre.

Në dokumentarin e ITV Diana, mamaja  jonë, jeta dhe trashëgimia e saj, i cili u transmetua vitin e kaluar, Harry tha: “Ajo ishte mamaja jonë, ajo ende është mamaja jonë. Ajo ishte mamaja më e mirë në botë. Ajo na mbuloi me dashuri, kjo është e sigurt.

Share With:
Translate »
1022 Views