Rreziku nga lia e dhenve gjatë shtatzënisë
Nëse keni pasur linë e dhenve dhe jeni i imunizuar ndaj kësaj sëmundjeje, kontakti me virusin nuk do të përbëjë rrezik për shtatëzaninë e juaj.
Një fëmijë në barkun tuaj do të mbrohet nga antitrupat tuaj. Ekziston vetëm një rrezik për fëmijën kur një grua që nuk është imune ndaj dhenve, zhvillon sëmundjen gjatë shtatëzanisë. Nëse keni ndonjë dyshim nëse keni pasur këtë li ose jo, ju mund të kërkoni një test gjaku për të përcaktuar nëse jeni ose jo imun.
Nëse nuk jeni të imunizuar ndaj kësaj sëmundje të dhenve, atëherë ekziston rreziku që ju të mund të mirrni këtë infeksion. Megjithatë, koha e rrezikut më të madh për fëmijën tuaj është në 12-16 javët e para të shtatëzanisë.
Për të rriturit, megjithatë, kjo mund të jetë një sëmundje serioze dhe tentojnë të jenë më keq në shtatzëni. Për këtë arsye, gratë që nuk janë imune ndaj infeksionit dhe që vijnë në kontakt me të, duhet t’i jepet një substancë e quajtur ‘imunoglobulina zoster’ që u siguron atyre rezistencë kundër sëmundjes.
Nëse një grua shtatzënë zhvillon këtë sëmundje, ka një ilaç të quajtur ‘’acyclovir’’, një mjekim antiviral, i cili mund të përdoret në gjysmën e dytë të shtatzënisë dhe kjo mendohet të zvogëlojë ashpërsinë e infeksionit.