Në këtë foto fëmijërie, ai që duket si okllai është Ermal Mamaqi
Ermal Mamaqi ka kujtuar vitet ’90, fëmijërinë e tij dhe shoqërinë e vjetër me një foto shumë të këndshme.
Ermali bashkë me shokët Flori, Bona, Arbër dhe Rezi, shihen duke luajtur me top, një formë e bukur argëtimi ndryshe nga sot që fëmijët kanë Instagram, shkruan ai.
Ndjekësit kanë reaguar menjëherë dhe kanë komentuar pamjen e moderatorit. Balerini Ilir Shaqiri mendon se Ermali ka qenë shumë king dhe këtë ia thotë në një koment:
“Ermal Mamaqi paske qenë king mer çon”.I
Por moderatori ka një tjetër mendim për veten, që duket “si okllai”.
Nëse nuk arrini ta njihni, Ermali është i treti në radhë i veshur me një golf në ngjyrë gri dhe të kuqe.