Edhe Khloe Kardashian me të njëjtin hall si të gjitha nënat e reja

Që kur solli në jetë fëmijën e saj të parë, True Thompson, Khloe Kardashian nuk është ndarë një moment nga e bija. Por si të gjitha nënat edhe Khloe-s do t’i duhet të shkëputet paksa nga vogëlushja e saj për t’u rikthyer sërish në punë. Ylli i serialit “Keeping Up With Kardashians” ka publikuar një video në Snapchat, ku tregon si po ndihet tashmë që “pushimet” pas lindjes mbaruan dhe do t’i duhet të rikthehet në punë.

Teksa mban të bijën në krahë, Khloe tregon se është shumë në ankth që do të “ndahet” nga vogëlushja e saj, pasi është mësuar me rutinën e re, 24 orë me vajzën.

“Nesër është dita ime e parë në punë. Kam një përzierje ndjenjash dhe ndjej ankth. Nuk e di si do ta lë atë vetëm gjithë ditën. Kjo po më shqetëson shumë, por duhet të kthehem në punë. Do jem mirë”,-shprehet Khloe në video.

Aww Koko Doesn’t Want To Leave Baby True 🙈 @khloekardashian

A post shared by True Thompson (@truethompsonk) on

Kjo periudhë e jetës për Khloe ka qenë disi e ngarkuar, pasi përveç lindjes së vajzës, partneri i saj, Tristan nuk po sillet shumë mirë. Dy ditë përpara se të sillte në jetë vajzë, Khloe u përball me disa video ku shihej i dashuri i saj teksa puthej me vajza të tjera. Khloe siç duket e ka lënë pas tradhtinë e Tristan, pasi thuhet se çifti vazhdon të jetë së bashku.

Share With:
Translate »
683 Views