Greta Koçi i bën dhuratën e parë vajzës së sapolindur të Besit dhe Xhensilës

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj u bënë dje prindër për herë të parë të një vajze, të cilën e pagëzuan me një emër shumë  të veçantë. “Iconstyle.al” zbuloi se vajza e çiftit të famshëm quhet Ajka, e cila sipas Besit ka një domethënie të madhe për ta.

Të shumtë kanë qenë miqtë dhe të afërmit e tyre, të cilët iu bashkuan gëzimit të Besit dhe Xhensilës. Një urim të veçantë çiftit ja ka bërë edhe këngëtarja Greta Koçi.

“Me jetë të gjatë e plot bekime për engjëllin e vogël Ajka. Urime me gjithë zemër Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku”, shkruan Greta në postimin e saj në Instastory ku na tregon edhe dhuratat e veçanta që i ka bërë Xhensilës dhe vogëlushes së saj.

Greta i ka dhuruar mami Xhensilës një buqetë me lule, ndërsa për vogëlushen e saj disa tullumbace.

Share With:
Translate »
1255 Views