Vajza e Eminës refuzon të dëgjojë këngën e Elvana Gjatës, motivi do t’ju çudisë

Edhe pse prej shumë vitesh ajo ka ndërtuar jetën e saj private dhe personale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku tashmë gëzon statusin si nënë e dy vajzave dhe bashkëshorte, sërish Emina Çunmulaj nuk e harron origjinën e saj. Ndaj, përmes videove dhe fotove interesante, ne shpesh kemi parë se si ajo përpiqet që t’i mësojë vajzës më të madhe Ella Faria të flasë shqip, apo të dëgjojë këngë në gjuhën e origjinës së mamasë së saj.

Kështu, ditën e djeshme ka qenë Emina e cila i ka vendosur hitin “Më fal” të Elvana Gjatës që e bija ta dëgjojë në makinë, por e vogla ka refuzuar. E dini arsyen? Do t’ju shkrijë së qeshuri sapo ta merrni vesh. Vajza e supermodeles shqiptare, nuk preferon të dëgjojë këtë këngë, sepse aty Elvana është e mërzitur. Dhe po ta mendosh mirë, Ella nuk e ka keq! Kjo është një këngë disi e trishtë.

Por, me siguri që mami Emina i ka propozuar një tjetër alternativë nga hitet e fundit të artistes shqiptare, që po bëjnë namin këtë verë.

Share With:
Translate »
785 Views