Bieta Sulo nis përgatitjet për programin e ri, por në studio ka një surprizë!

Diskutohet prej ditësh se do të jetë ajo fytyra e re e emisionit të pasdites në Top Channel. Ndërkohë, mamaja e Kroi Art është edhe pjesë e panelit të “ Top Talent“; me pak fjalë, angazhime shumë, dhe kohë për djalin e saj të vogël, disi më pak.

Ky është një problem që mundon shumë nëna, por Bietës, një pjesë të barrës ia ka hequr vetë Kroi: ai ka shkuar në studion e Top Talent duke e lumturuar të ëmën, që shkroi në Instragram: “Duke i ndejtur punës mbi kokë për projektin e ri të mamës”!

 

Duke i ndenjur punës mbi kokë, për projektin e ri të mamës 😉

A post shared by Bieta Sulo (@bietasulo) on

Reagimet kanë qenë të shumta dhe gazetarja ka marrë plot urime që puna t`i shkojë mbarë, por vëmendjen, duhet ta themi, e ka rrëmbyer më së tepërmi, vogëlushi i ëmbël bjond!

Share With:
Translate »
1188 Views