Aktorja e preferuar e shqiptarëve në pritje të ëmbël

Aktorja Ximena Navarrete, e cila është bërë e njohur për shqiptarët me telenovelën “Stuhia” ka ndarë me fansat e saj lajmin e bukur të pritjes së ëmbël.

Aktorja bukuroshe e ka ndarë lajmin e shtatzënisë nëpërmjet revistës “Hola Mexico”, ku është shfaqur së bashku me bashkëshortin e saj në kopertinën e kësaj reviste.

Ximena dhe partneri i saj Juan Carlos Valladares u martuan në prill të këtij viti me një dasmë madhështore që tërhoqi vëmendjen e gjithë mediave.

“Fëmija është dhurata më e bukur që mund të marrë një femër. Zoti të bekoftë çdo ditë të jetës, të duam”, i ka shkruar e ëma Ximenës pasi mori vesh lajmin e pritjes së ëmbël.

Aktorja e njohur në vitin 2010 ka rrëmbyer edhe kurorën e si më të bukurës në “Miss Universe”.

Share With:
Translate »
693 Views