Pritjes së ëmbël po i vjen fundi, miku i Adelina Tahirit zbulon emrin e vogëlushit!

Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri është në ditët e fundit të shtatzënisë  dhe shumë shpejt ajo do të sjellë në jetë të voglin e saj.

Shpeshherë këngëtarja poston foto në rrjetet sociale, duke shpërndarë me të gjithë ndjekësit momente të ëmbla por pavarësisht kësaj, ishte përpjekur të mbante të fshehtë një detaj të rëndësishëm, siç është emri i vogëlushit.

Këtë sekret, mami Adelinës ja ka zbuluar miku i saj, këngëtari Bertan Asllani.

Pak ditë më parë ajo ka publikuar një foto me barkun e rrumbullakosur në Instagram ku shkruan: “Loading 97%”, duke treguar që dhe pak ditë e ndajnë nga lindja. Ndërkohë që Bertani ka komentuar “Djan Carlo po vjen”, duke na lënë të nënkuptojmë se këngëtarja ka vendosur ta quajë birin e saj pikërisht kështu.

Share With:
Translate »
815 Views