Doni të forconi martesën tuaj? Dërgojini fëmijët në kamp veror!

Ndonjëherë bëj gabim të besoj se lidhja me fëmijët e mi është marrëdhënia më e rëndësishme në jetë. Por në pak vite, fëmijët do të rriten dhe do të largohen. E pastaj?

Kur fëmijët tanë ishin tetë dhe dhjetë vjeç, i bëmë të provonin dy javë kampet verore. Ne vazhdojmë çdo vit t’i pyesim nëse dëshirojnë të kthehen dhe deri tani përgjigja e tyre ka qenë një entuziazëm i gjallë: Po me plot gojën! Edhe këtë vit, ata vendosën të shkojnë në kamp veror jo për dy javë, por për një muaj. Djali ynë i madh shkon në të njëjtin kamp ku kam shkuar unë gjatë adoleshencës. Dhe aty ai mundet të provojë të gjitha eksperiencat e të jetuarit jashtë shtëpisë dhe larg prindërve. Nga eksplorimi i natyrës, lundrimi nëpër lumenj, ngjitja në mal, gjithçka ka të bëjë me përballjen me frikën dhe miqësitë, gjithashtu. Ndërsa, vajza jonë preferon të shkojë në një kamp me të gjitha shoqet e kushërinjtë e saj. Ajo merr mjetet për të lundruar, për të notuar, për të bërë hark, dhe të kryejë muzikë verore. Ata nuk kanë telefona me vete apo pajisje të tjera teknologjike. Posta është e ngadaltë, kështu që ne rrallë dëgjojmë prej tyre. Megjithatë, ne e dimë se ata janë nën kujdesin e më të rriturve dhe kështu ne si prindër nuk merakosemi. Kjo kohë larg është e mirë për ta. Është gjithashtu e mirë për ne dhe për martesën tonë.

Meqenëse fëmijët u larguan tre javë më parë, unë kam bërë lavatrice vetëm një herë në javë. Nuk e kam vënë kurrë furrën e sobës në punë, ndërsa kam gatuar thjerrza çdo ditë. Kur pastroj shtëpinë, ajo është ende e pastër edhe ditën e nesërme. Karikuesit e telefonit dhe gërshërët qëndrojnë aty ku i kam lënë unë.  Nuk ka argumenta zënie për televizorin apo banjën. Shtëpia jonë ndihet si një oaz qetësie dhe paqeje, mbi të gjitha me shumë rregullsi në çdo gjë. Por, kjo nuk është pjesa më e mirë. Pjesa më e mirë është të shkoj të rizgjoj marrëdhënien me burrin tim.

Në fillim, ishte shumë e qetë. Bisedat tona ishin të vështira. Me fëmijët rrotull nuk kishte planifikim. Pa planifikim, nuk kishte asgjë për të folur. Për vite me radhë, kam besuar se komunikimi ynë ishte më i vogël, se i madh. Tani unë nuk mendoj se është e tmerrshme! Unë mendoj se ishim vetëm jashtë praktikave normale.

Duhej të mësohemi ngadalë me njëri-tjetrin. Më në fund mora vesh punën që im shoq bën si shkencëtar i të dhënave. Dhe unë i ripërsëris vetes se ai ka nevojë për mua të ulem dhe ta shikoj drejt e në sy kur ai flet, në mënyrë që të ndjehet i dëgjuar. Në fillim, ne luftuam shumë, jo pak. Nuk kishte fëmijë përreth për të na mbajtur larg bisedave apo argumentimit. Por, këtë herë nuk pati ndërprerje. Pra, ne vazhdonim të flisnim derisa të mbërritëm në fund të asaj që na mërziste dhe erdhi në një pikë të kuptimit më të thellë të gjërave.

Gjatë këtij muaji që fëmijët tanë janë në kamp veror, marrëdhënia jonë ka një cilësi të caktuar të vëmendjes. Ne jemi më pak nevojtarë dhe më shumë interesant. Ne shkojmë në male për të ecur aq shpejt sa të duam, të identifikojmë lule të egra me emrat e tyre latin dhe peshqit në liqene të larta alpine. Për ne, me fëmijët larg, është si të jemi dy shpirtra të mbrojtur në vetminë e njëri-tjetrit. Kam lexuar shumëçka nga stili i tij i punës dhe im shoq tashmë po mëson të luajë edhe bateri. Unë shkoj në kurs vallëzimi, ndërsa ai bën një xhiro me biçikletë. Pas darkës, ne jemi vetëm të dy: im shoq në kitarë, ndërsa unë në gjërat e mia. Seksi ka tjetër shije komplet, kur fëmijët nuk janë rrotull! Nuk ka frikë! Nuk ka ndërprerje.

Ndonjëherë bëj gabim të besoj se lidhja me fëmijët e mi është marrëdhënia më e rëndësishme. Por, në pak vite, fëmijët do të rriten dhe do të largohen. E pastaj? Unë nuk dua të pres fundin për të gjetur përgjigjen e duhur. Thjesht, dua të mbaj të shtrënguar dorën time me të partnerin, në një pasdite të gjatë vetëm me njëri-tjetrin, me një dolli që do na bëjë të kuptojmë sa larg ne do të shkojmë së bashku.

Share With:
Translate »
792 Views