Dhurata dhe luks pafund: Adelina Tahiri na la pa fjalë me pamjet nga dhoma e bebit

Adelina Tahiri është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël. Këngëtarja festoi  për bekimin e ri që do të vijë në jetë së shpejti, në një “baby shower” të organizuar me miqtë dhe familjarët.

Adelina dukej rrëzëllitëse e veshur me një fustan të bardhë elegant, ku espozonte barkun e rrumbullakosur.

Ndërsa sot, një një video të postuar në profilin e saj në “Instagram”, këngëtarja zbuloi dhomën e djalit të saj, të cilin ka vendosur ta quajë Jon. Githçka duket se është gati për të voglin e familjes. Adelina ka zgjedhur ta dekorojë dhomën e bebit në ngjyrë të bardhë dhe duket shumë shik! Ndërsa shihet se ende pa ardhur në jetë, vogëlushi është përkëdhelur nga dhjetëra dhurata.

Share With:
Translate »
1067 Views