Xhensila ekspozon trupin 1 muaj pas lindjes së vajzës

Si të gjitha nënat tradicionale, edhe Xhensila Myrtezaj e ka respektuar, me sa duket, 40-ditëshin e parë pas lindjes së fëmijës. Edhe pse ka postuar vazhdimisht foto dhe video të shkurtra për fansat e saj, Xheni nuk ka rrëfyer shumë për jetën e re si nënë. Të paktën, virtualisht jo. Por lajmet për pamjen e re të këngëtares, look-un e ri (edhe pse nuk ka ndryshuar pothuajse fare me atë para lindjes), janë ndjekur gjithmonë me interes.

Megjithatë, si Xhensila, ashtu edhe Besi, janë treguar të kursyer virtualisht për të zbuluar më shumë për Ajkën dhe jetën e re si prindër. Edhe atëherë kur aktori ngacmon me ndonjë foto a batutë për “vujatjet” e prindërimit, kur është Xhensila pranë, vështirë t’ia marrësh Besit si të vërteta ato që thotë.

🌸

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj) on

Nga Ajka, nuk kemi ende asnjë foto. Të paktën, sa kohë që vajza të jetë ende e vogël, ata të dy nuk preferojnë ta bëjën pjesë të jetës virtuale.

Por për veten nuk munden ta heqin kureshtjen e publikut. Në fund të shtatzënisë, Xhensila u duk se mori disa kile të natyrshme që shoqëronin nënën në pritje të bebit, por vetëm aq. Pas lindjes, këngëtarja erdhi shpejt në formë, edhe pse gjithmonë deri më sot kishte postuar vetëm portretin e saj dhe asnjëherë trupin.

Sot, në këto ditë të fundit të gushtit, Xhensila po shijon rrezet e diellit në breg. Dhe prej andej, ka postuar edhe një foto nga çadra. Tashmë, me linjat e veta, Xhensila duket se ndihet mirë me trupin e paslindjes. Edhe nëse ka ndonjë kilogram më shumë, ç’ndryshim ka? Derisa është Ajka aty pranë, kush po mendon për 2 kilogramë më tepër?

Share With:
Translate »
667 Views