Nuk janë pako dhuratash, por librat e shkollës për fëmijët e llores
Me një paketim të tillë librash të gjithë do të dëshironim ta nisnim shkollën nga e para. Jo pak por 190 mijë nxënës do të përfitojnë këtë vit tekstet shkollore falas.
“190 mijë nxënës do të përfitojnë këtë vit tekstet #falas.
Mbi 600 milion lekë do u rikthehen qytetarëve nga taksat e tyre.
Për të gjithë nxënësit e klasave I, II, III dhe IV e për ata të kategorive në nevojë do shpërndahen tekste falas, të cilat tanimë janë të harmonizuara sipas standarteve europiane.
Një paketë krejt e re tekstesh nga Oxford, Cambridge, Pearson, që kanë zëvendësuar morinë e teksteve që u kundërshtuan fort nga mësuesit, prindërit e nxënësit për gabime të rënda e për ngarkesë të tepruar. Tanimë për 11 klasa kjo është një epokë e re dhe vitin e ardhshëm, mbyllet me klasën V ky revolucion i vërtetë trevjeçar i teksteve” shkruan ministrja Nikolla.