Alesio Aliaj prezanton bashkëshorten australiane dhe të bijën, ndajnë sekrete nga jeta e tyre
Ai është një nga modelët shqiptarë më të komentuar. Alessio Alia ka filluar që në vitin 1993 të merret me modeling dhe ka ndërtuar karrierën e tij jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj.
Ai ka qenë imazh i mjaft revistave të njohura, madje ka qenë i përzgjedhur edhe në revistën “Men’s Health” në Australi.
Prej 18 vitesh Alia jeton mes Shqipërisë dhe Australisë dhe tashmë është organizator koncertesh dhe festash private të këngëtarëve më të preferuar të momentit në botë.
Modeli nga Tropoja shpesh është komentuar edhe për jetën e tij private dhe lidhjet më shumë vajza, por tashmë ai e ka mbyllur ciklin e aventurave pasi është fejuar me australianen Catherine dhe po shijon në maksimum stabilitetin e familjes dhe statusin baba.
Ai ishte sot i ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan sëbashku me bashkëshorten dhe vajzën e tij 18 muajshe.
“Unë dhe Catherine jemi bashkë prej 4 vitesh. Jam njohur me të në një disko. Tek Catherine pashë diçka që nuk e kisha gjetur deri në atë moment. Në fakt nuk isha duke e kërkuar, por ndodhi dhe gjërat e bukura duhet t’i mbash gjithmonë afër. Ja ku jemi tani kemi dy fëmijë të bukur. Kur kishim vetëm vajzën më dukej sikur po jetonim në një ëndërr, në momentin që erdhi djali u ndjeva komplet baba. Catherine tashmë i është dedikuar rritjes së fëmijëve”, tha Aliaj.
Ndërkohë Catherine po ashtu tregoi se tek Alessio e ka tërhequr fillimisht theksi i tij në të folur, gjë që e ka bërë atë edhe më shumë kurioze për të mësuar më tepër rreth tij.
“Kur e kam takuar atë për herë të parë më ka tëhequr theksi i tij dhe më ka bërë kurioze për të mësuar nga ishte. Më pas vendosëm të njihnim më shumë njëri-tjetrin”, tha ajo.