Londoni e paska marrë gjithë vëmendjen në dasmën e prindërve

Kur mbushet plot një muaj sot nga data kur u organizua ceremonia madhështore e dasmës, mes Sara Hoxhës dhe Ledion Liços në Como të Italisë, mes 500 të ftuarve VIP dhe personaliteteve  të shquara nga bota e medias, biznesit e modës, të gjithë jemi plot kureshtje dhe në pritje të fotove zyrtare që çifti do të publikojë nga dasma.

Por, në këtë valë të kuriozitetit, është vetë Sara që na surprizon me një foto të radhës! Ky është një nga ato momentet e adhurueshme ku babë e bir, shfaqen së bashku, pak përpara ceremonisë dhe altarit.

I vogli London, duket se e ka “rrëmbyer” pa kushte gjithë vëmendjen në dasmë, ku shfaqet krahë babait të vet, i kuruar në detaje në veshjen e tij.

View this post on Instagram

hi boys❤️

A post shared by Sara Hoxha (@sarahoxhaaa) on

Dhe, Sara i ka përshëndetur me një zemër emoji, ndërsa shkruan në foto: “Hi boys” për dy djemtë më të rëndësishëm në jetën e saj.

Share With:
Translate »
677 Views