Edhe anëtarët e familjes mbretërore ushqehen si ne, zbuloni preferencat e tyre në gatime

Me siguri teksa lexoni për ta apo shikoni lajmet që qarkullojnë mendoni se në familjen mbretërore gjërat janë shumë larg jetës normale që jeton pjesa tjetër e botës. Në fakt nuk janë dhe aq. Kur vjen puna tek ushqimet, anëtarët e saj pëlqejnë të njëjtat ushqime si shumica prej nesh.

Kate Middleton

Në një intervistë për BBC Radio, Kate ka zbuluar se ushqimet e saj të preferuara janë ato indiane.

Princesha Charlotte

Sipas Kate, e vogla Charlotte dashuron makaronat.

Princ William

Në një intervistë të dhënë së fundmi, princ William ka treguar se preferon të konsumojë pulë ose biftek të pjekur pak.

Meghan Markle

Nusja e re e familjes është si të gjithë ne. Meghan pëlqen patatet e skuqura, madje siç është shprehur ajo vetë janë dobësia më e madhe për të.

Princ Harry

Princ Harry është personi i ëmbëlsirave. Ai nuk e refuzon dot kurrë një kek me karamel dhe banane.

Mbretëresha Elisabeth

Edhe pse e madhe në moshë, mbretëresha Elisabeth prej shumë vitesh ka ushqim të preferuar drithërat. Sipas shefit personal të kuzhinës së saj, ushqimi i mëngjesit është më i dashuri për mbretëreshën.

Share With:
Translate »
692 Views