Babai i Meghan Markle kërcënohet me jetë

Babai i Meghan Markle, Thomas ka marrë ‘kërcënime me vdekje’ nga një kriminel raporton Daily Mail.

74-vjeçari ka marrë një sërë kërcënimesh për jetën e tij nga Jose Sandoval, ish-i dashuri i një prej shoqeve të tij më të ngushta.

Sandoval thuhet se ka mban nën presion ish të dashurën Lori Davis, 38 vjeç dhe vajzën e saj 11-vjeçare Jocelyn.

Raportohet se ai ka shkuar në shtëpinë e Markle në Rosarito Beach të Meksikës dhe i ka thënë: “Do të vras!”

Por Sandoval i ka mohuar pretendimet.

Davis u njoh me babain e Meghan përmes një miku të përbashkët kur jetonin në të njëjtin komuntet. Ajo u akuzua nga Jose se ishte e dashura Markle pasi çifti u fotografua në një restorant italian.

“Tom ka qenë vetëm një mik që më ka mbështetur. Ai më ka qëndruar pranë mua dhe vajzës sime dhe më vjen keq që është përfshirë në këtë situatë të dhunshme dhe abuzive,”-tha Davis për Daily Mail.

“Ai është personi më i sinqertë dhe më i mirë që njoh dhe figura më e qëndrueshme mashkullore që vajza ime ka njohur ndonjëherë. Ish-i dashuri im është i çmendur. Jose më ka kërcënuar se do të më vrasë mua dhe vajzën time dhe ka kërcënuar me jetë shumë herë Tom.”

Share With:
Translate »
691 Views