Mamatë më seksi të plazhit, Valbona Selimllari dhe Rezarta Skifteri do t’ju lënë pa mend
Ato mund të cilësohen padyshim si dy prej mamave më seksi të showbizit shqiptar, për të cilat koha duket sikur nuk ecën. Së fundmi, Valbona Selimllari dhe Rezarta Skifteri janë fotografuar në plazh pa mendje.


Në fotot e siguruara nga ‘Panoramaplus’, Rezarta shfaq linjat e nxehta me bikini, ku bie mjaft në sy trupi i palestruar dhe në formë. Megjithëse mama e dy fëmijëve, mund të themi me plot bindje se ajo nuk duket aspak si e tillë.


Gjithashtu edhe ish-missi Valbona Selimllari është fotografuar e ulur në shezlong, teksa në njërën prej shkrepjeve mbante mbi prehër vajzën e saj. Ajo që bie në sy është trupi mjaft në formë i Valbonës, e cila po shijon e qetë pasditen në plazh.

