Më në fund familja ribashkohet, Hera dhe Rezarta e kanë dashurinë e tyre në shtëpi

Ka përfunduar sot dënimin dhe është liruar nga burgu, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxhës, Ermal Hoxha. Hoxha u dënua në korrik të vitit 2017 nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 10 vite burgim me gjykim të shkurtuar  për trafik droge pas zbulimit të laboratorit të kokainës në Xibrakë. Nga gjykimi i shkurtuar, dënimi iu ul me 6 vite dhe 8 muaj burgim.

Në nëntor të vitit të kaluar, Apeli i Krimeve i uli çdo të pandehuri një të tretën e masës së dënimit.

Në prill të këtij viti Hoxha kërkoi të shpallej i pafajshëm, duke i bërë rekurs vendimit të Apelit të Krimeve të Rënda në Gjykatën e Lartë.

Lajmin e bukur na e dha edhe Rezarta me anë të një videoje ku shfaqet Hera me bashkëshortin dhe ajo shkruan: “Familja ime e vockel u bashkua????????
Faleminderit per cdo fjale e mbeshtetje qe kam ndjere nga ju , keto vite te veshtira… Uroj nga zemra per gjithsecilin nga ju, te gjitha urimet qe me keni dhene, tju kthehen ne bekime ne jetet tuaja❤️”

Share With:
Translate »
951 Views