Jona Spahiu bëhet nënë për herë të parë, publikohen fotot

Moderatorja simpatike Jona Spahiu është bërë nënë për herë të parë.

Burime për “iconstyle.al” konfirmojnë se Jona ka sjellë në jetë sot djalin e saj me partnerin Frenkli Ymeri.

Bukuroshja brune kurorëzoi dashurinë e saj në martesë në mesin e muajit qershor, me Frenklin, pasi kishin disa vite të lidhur.

Pak kohë më pas ajo bëri më dije se ishte në pritje të ëmbël ndërsa zbuloi edhe gjininë e foshnjës.

“Iconstyle.al” ka mundur të sigurojë edhe disa foto nga ambienti i spitalit ku ka lindur moderatorja.

Buqeta me lule, tollumbace dhe një arush janë në mesin e dhuratave për të voglin e familjes.

Ky është fëmija i parë për çiftin dhe sigurisht lumturia më e madhe ndaj dhe Jona ka ndarë shpesh momente të veçanta nga shtatzënia në Instagram, nga nepset në të ngrënë, te dhurata e parë e partnerit për të birin.

Dyshja nuk e ka bërë ende publik lajmin e madh, ndërsa pritet nga çasti në çast ta ndajnë gëzimin me ndjekësit. Ne i urojmë vogëlushit jetë të gjatë dhe të lumtur!

Share With:
Translate »
1267 Views