Bella Hadid veshi ‘trikon e gjyshes’ dhe u kthye menjëherë në tendencën e momentit
A mund të jetë një triko sexy? Me sa duket po! Një gjetje krejt modeste të cilën mund ta nxirrni nga dollapi dhe ia shtoni veshjes suaj për ta transformuar atë në diçka super joshëse.
Diçka të ngjashme na konfirmoi dje modelja e famshme Bella Hadid teksa u fotografua në dalje të një hoteli në Paris. Me pamje të freskët, mbi të gjitha me një stil veshje cool, supermodelja na tregon truket se si ta shndërrosh një veshje të zakonshme në një look sexy dhe tërheqës.

Për këtë Bella kishte zgjedhur një palë xhinse të thjeshta, një rrip mesi me print leopard dhe një triko në nuancë mustard të cilës i kish mbërthyer vetëm një kopsë, sepse nuk kishte veshur sutjena dhe ky truk i lejoi që të ekspozonte më shumë nga trupi i saj. Dhe realisht, ky stil trikoje na kujton një model të vjetës që i ngjan epokës së mamave apo gjysheve tona dikur. Pa ngarkesa, dhe e thjeshtë në çdo detaj të sajin.
Mjaftoi një triko, një kopsë e mbërthyer dhe voila’, veshja u kthye në trend të cilin e përqafuan shumë vajza anëkënd botës.