“Parku i lojrave”, Noizy sapo publikoi klipin me regji të Ajola Xoxës dhe po, jemi pa fjalë!

Jemi mësuar që ndër vite, Ajola Xoxën ta shohim si zonjushën e më pas zonjën elegante dhe chic, e cila në çdo lëvizje reflekton më së miri të shkuarën si balerinë me një delikatesë dhe feminilitet që shumëkush ia ka zili. Por sot, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, ka dëshmuar se mund të shndërrisë dhe në një fushë që duket tërësisht larg saj, siç është muzika rep.

Pak kohë më parë u bë e ditur se avokatja dhe regjisorja e njohur po punonte përkrah reperit Noizy për klipin e këngës së tij me reperin italian Ghali të titulluar “Parku i Lojrave”, klip që u publikua ditën e sotme dhe që me siguri ka lënë pa fjalë si fansat e Noizy-t, ashtu edhe ata të Ajolës. Si kurrë më parë, reperi i famshëm shqiptar vjen në një dimension tjetër artistik, me një videoklip të denjë për të konkurruar edhe emrat më të mëdhenj të muzikës ndërkombëtare.

Ndonëse në tekstin e këngës në mënyrë të tërthortë flitet për dhunë, armë, para e të tjera tema tipike për këngët rep, në klip gjithçka është përkthyer në diçka tërësisht ndryshe e delikate, ku shihet qartë prekja e Xoxës (përveç skenave ku Noizy duket gati për një ndeshje boksi sepse sigurisht, Noizy është Noizy).

Në videon e këngës shihen vajza duke krehur kukulla, e ndër të tjera edhe moderatorja Sara Kolami, me në look të ri dhe hije misterioze, motiv ky i fundit që duket se përfshinë të gjithë videon.

Sakaq, në fund të klipit, një vajzë e vogël mban në dorë një flamur që duket se rrëfen dhe mesazhin e fshehur të gjithë projektit, në të cilin shkruhet: “Frika ha shpirtin”. Ndiqni klipin e shumëpritur.

https://www.youtube.com/watch?v=BjL-V9TpaBQ&feature=player_embedded

Share With:
Translate »
1279 Views