Zaimina flet për marrëdhënien me bashkëshortin dhe tregon se çfarë pëlqen më shumë tek ai
Nuk e kemi dëgjuar shpesh Zaiminën të flasë për marrëdhënien e saj me bashkëshortin, por për të gjithë ata që janë kuriozë të dinë më shumë, ajo ka zbuluar disa gjëra në emisionin “Pop Culture”. Këngëtarja ka treguar se çfarë pëlqen më shumë në karakterin dhe pamjen e bashkëshortit.

“Unë Klodin e adhuroj shumë si njeri. Ka shumë gjëra që i pëlqej tek ai; ambicia e tij, vendosshmëria që ka, më pëlqen që ecën me plane, ndryshe nga unë dhe mundohem të mësoj nga ai. Është një njeri tek i cili adhuroj shumë gjëra”, -ka thënë Zaimina, ndërsa pyetjes se çfarë e tërheq më shumë fizikisht te Klodi, këngëtarja është munduar t`i shmangej në fillim, por më vonë ka vendosur të përgjigjet.

“Nëse nuk përgjigjem kam frikë se njerëzit keqkuptohen, kështu që po them që është buzëqeshja”, -është shprehur Zaimina duke e kaluar këtë moment me të qeshura. Po ashtu, ajo ka thënë se Klodi i bën shumë shpesh komplimente duke treguar se kur shkojnë bashkë nëpër evente, ai shikon femrat rreth e qark dhe i thotë se është më e bukura.

Ka kompliment më të bukur se ky?