Fëmijët nuk duhet të qëndrojnë më shumë se 2 orë përpara ekranit

Të lejosh fëmijët që të kalojnë më shumë se dy orë në ditë duke përdorur telefonat e tyre ose duke parë televizor, mund të dëmtojë fuqinë e tyre të trurit.

Shkencëtarët kanë zbuluar se shpenzimi i një kohe të tepërt para kompjuterit, duke naviguar në rrjetet sociale çon në një zhvillim të dobët të trurit.

Fëmijët 8 deri në 11 vjeç që shpenzonin më shumë kohë me pajisjet elektronike ose duke parë televizor kanë rreth 5 % më pak funksione njohëse.

Studiesit besojnë se koha e shpenzuar përpara ekranit nuk arrin të stimulojë trurin siç e stimulon leximi i librave dhe gjithashtu mund të çojë në një gjumë me cilësi më të ulët, gjë që është thelbësore për zhvillimin e fëmijës.

“Sjelljet dhe aktivitetet e përditshme kontribuojnë në zhvillimin e trurit dhe zhvillimin kognitiv te fëmijët dhe aktivitetin fizik, jeta sedentare dhe gjumi mund të ndikojnë në aftësitë njohëse”, tha ai.

Studimi që përfshiu më shumë se 4500 fëmijë në SHBA vërejti sasinë e kohës që ata shpenzonin para ekranit, duke fjetur dhe aktivitetin fizik që zhvillonin.

Vetëm një në 20 fëmijë përmbushnin 9 deri 11 orë gjumë, një orë aktivitet fizik dhe kohë të kufizuar para ekranit.

Më pas, fëmijët përfunduan testin e aftësive të njohjes, i cili vlerësonte aftësitë gjuhësore, aftësitë e të menduarit, nivelet e vëmendjes, shpejtësinë e përpunimit etj.

Pothuajse një në tre fëmijë, 29 për qind, nuk plotësuan asnjë nga testimet, ndërsa 4 në 10 fëmijë, 41 % plotësuan vetëm një.

Koha e kufizuar para ekranit dhe gjumi i mirë përmirësonin aftësitë njohëse, ndërsa aktiviteti fizik mund të jetë më i rëndësishëm për shëndetin fizik.

Share With:
Translate »
707 Views